Në qytetin Mardin fillon operacioni antiterrorizëm “Yıldırım-8 Savur”

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në qytetin Mardin ka filluar operacionin “Yıldırım-8 Savur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme thuhet se operacioni “Yıldırım-8 Savur” ka filluar në qytetin Mardin me qëllim për të hequr plotësisht organizatën terroriste separatiste nga agjenda e vendit dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohen se janë strehuar në rajon.

Në operacion marrin pjesë 122 ekipe operacionale dhe 1.831 pjesëtarë të personelit të përbërë nga forca komando, forca të operacioneve speciale dhe të sigurisë.

Në kuadër të operacioneve Yıldırım 1-2-3-4-5-6 dhe 7 deri më sot janë neutralizuar gjithsej 38 terroristë, janë shkatërruar 63 strehimore, shpella dhe depo si dhe janë konfiskuar sasi të shumta armatimesh-municionesh, ushqimesh dhe produkteve jetësore.