Ballina Lajmet Kosovë Në QKUK dhe 7 Spitalet e përgjithshme u kryen 23 261 lindje...

Në QKUK dhe 7 Spitalet e përgjithshme u kryen 23 261 lindje gjatë vitit 2016

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në 7 spitalet e përgjithshme të Kosovës, nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKU) gjatë vitit 2016, janë kryer 23 261 lindje.

Vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, janë kryer 10047 lindje, që është në rritje për 406 lindje më shumë, krahasuar me vitin 2015. Nga numri total i lindjeve në QKUK 3381 kanë qenë me operacion.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë kryer 2171, në Spitalin e Prizrenit 3619 lindje, në atë të Gjilanit 1852 lindje, në Spitalin e Ferizajt, 1644 lindje, në Spitalin e Mitrovicës, 1607 lindje, në Spitalin e Gjakovës 2116 lindje, kurse në Spitalin e Vushtrrisë 205 lindje ( numër i kufizuar meqë Spitali gjatë vitit 2016, ishte në renovim dhe shërbimet ofroheshin tek Spitali i Mitrovicës).

Exit mobile version