Në Qipron Turke rihapet për publikun një pjesë e rajonit Maraş

Hapet në përdorim të publikut një pjesë e rajonit Maraş i cili ndodhet brenda kufijve të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe i cili ka qëndruar i mbyllur për 46 vite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Maraş qytetarët filluan të shëtisin në bulevardin publik “Demokracia” si dhe në një pjesë bregdetare të tij.

Në fazën e parë në Maraş hynë mbi 200 qytetarë që dëshironin të dëshmonin në këtë moment historik.

Në hyrje u kryen paralajmërime për të bërë kujdes në përdorimin e maskave dhe distancimit social për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërkohë një numër i madh gazetarësh po ndjekin zhvillimet në Maraş që njihet ndryshe edhe si “Marashi i Mbyllur”.