Në pritje të rezultatit për transplantim të veshkës, ndërron jetë 19-vjeçarja nga Mitrovica

Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja nga Mitrovica, Nazlije Sherifi.

Nazlije Sherifi, 19-vjeçarja nga Mitrovica e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ka ndërruar jetë para pak çastesh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë vëllai i saj, Ilir Sherifi.

Theksojmë se për Nazlijen, ka qenë deçanasi, Valmir Aliçkaj i cili në mënyrë vullnetare e ka ofruar veshkën e tij për 19-vjeçaren.

Për 19-vjeçaren u organizua ndihmë e madhe dhe u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme, e madje ajo ishte edhe në pritje të rezultatit për transplantimin e veshkës.