Në pragun e vetëvrasjes – Fragment

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Historia do ta shkruajë se, Islami nuk ka hyrë në Evropë në betejën e tij të dytë me shpatë e topa, por me histori të mirë dhe libër. Historia e mirë, është e një burri luftëtar dhe të kolos prej kolosëve të dritës, emri i tij është Alija Izetbegoviq dhe libri, është libri i tij “Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”.

Burrë, që qëndroi me shokët e tij të ndalë Evropën me luftën e saj të urrejtjes, shigjetat e shpirt-ligësisë të helmuara dhe fushatat e prapambetjes, të cilat i ndërmori kryqtarizmi i çmendur. Tre vite duke luftuar i vetëm, që të mbesë fjala “La ilahe il’lallah” dhe flamuri i dashurisë, mëshirës, drejtësisë dhe lirisë. Ai është flamuri i Evropës dhe jo flamuri i injorancës dhe motivi i luanëve të pyllit.

Ndërkohë, që Islami por rilindte në Evropë, ai furej në atdheun e tij në gjendje ekstremizmi, trazirash dhe luftërash agjenturash të huaja. Në rrjeta merimangash dhe paqeje të dyshimtë të prodhuar nga Amerika e Izraeli, për të hyrë mbarë rajoni në kthetrat e natës së gjatë.

Do ta shkruajë historia se kjo natë e gjatë, u përshkuar nga agimi, pas gjithë kësaj, dhe se fjala “La ilahe il’lallah” mbijetoi, me gjithë ato intriga të intriguesve.

“Allahu është triumfues i çështjes së Tij, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë”

Kështu e ka shkruar Allahu që në ezel (fillim).

“Do të triumfoj Unë dhe të dërguarit e Mi”.

“Dhe, se ushtria jonë, ata janë triumfatorë”.

E, historia nuk posedon tjetër, veçse të dëgjojë dhe të bindet, sepse universi nuk ka pronar tjetër, përveç Allahut, Zotit të botëve.

_______________

Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Ala hafeti el-intihar” (Në pragun e vetëvrasjes)

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja