Autoritetet polake kanë nisur një “luftë” ndaj minjve që kanë pushtuar qytetin Poznan, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të transmetuesit publik TVP World të Polonisë, foletë e minjve u shkatërruan dhe brejtësit u përhapën në të gjithë qytetin gjatë punimeve restauruese për rinovimin e Sheshit historik të Tregut në Poznan.
Bashkia e Poznanit kaloi në veprim kundër minjve që kanë pushtuar çdo cep të qytetit.
Bashkia ka urdhëruar vendosjen e kurtheve të minjve në spitale, restorante dhe rezidenca si pjesë e “masave të detyrueshme ndaj dëmtuesve”(insekteve dhe brejtësve).
Zyrtarët e bashkisë kërkuan mbylljen e vrimave dhe të çarave në ndërtesa për t’u mbrojtur nga brejtësit dhe u bënë thirrje pronarëve të shtëpive që të vendosin kurthe për të kapur minjtë.