Raportohet se me 28.11.2016, buzë rrugës që lidh fshatin Dumosh me fshatin Batllavë është gjetur një kufomë mashkulli rreth 45 vjeçar.
Policia në vendngjarje ka gjetur edhe dy gëzhoja të armës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Njësitet policore janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rastit dhe sqarimin e tij.