Një e mbijetuar e sulmit vdekjeprurës izraelit në objektin e UNRWA në qytetin e Gazës përshkroi skenën për Al Jazeera.
“E gjeta djalin tim të madh të plagosur, më të voglin të bllokuar nën rrënoja dhe trupat e pajetë të shtrirë atje,” tha gruaja e paidentifikuar në një intervistë me video në ndërtesën e bombarduar.
“Çfarë të keqe kanë bërë ata fëmijë të pafajshëm? Ne po ikim nga vdekja drejt vdekjes. Të rinjtë dhe të rejat masakrohen nga izraelitët. Nuk ka asnjë centimetër të sigurt në të gjithë Rripin e Gazës. Kjo është jeta jonë – asgjë tjetër veç frikës dhe shkatërrimit.”
Një tjetër burrë në vendngjarje shtoi se të gjithë njerëzit atje janë “civilë të zhvendosur – disa përpiqen të marrin ushqim, të tjerë kërkojnë ujë të pastër”.
“Pa paralajmërim, avionët luftarakë izraelitë qëlluan me raketa mbi ne. Kjo është një qendër e UNRWA dhe supozohet të jetë e sigurt, por izraelitët nuk kanë parasysh asnjë kufi, “tha ai.