Në planet AI të Google është tashmë siguria kibernetike

Përmes një postimi në blog, Google shkruante për produktin e saj të ri, Google Threat Intelligence, i cili sjell së bashku punën e njësisë së sigurisë kibernetike Mandiant dhe inteligjencës së kërcënimeve të sigurisë VirusTotal përmes modelit AI Gemini.

Ndërsa njerëzit përpiqen të gjejnë më shumë mënyra përdorimi të inteligjencës artificiale gjeneruese përtej krijimit të një fotoje të rreme, Google planifikon të shfrytëzojë AI për sigurinë kibernetike.

Përmes një postimi në blog, Google shkruante për produktin e saj të ri, Google Threat Intelligence, i cili sjell së bashku punën e njësisë së sigurisë kibernetike Mandiant dhe inteligjencës së kërcënimeve të sigurisë VirusTotal përmes modelit AI Gemini.

Produkti i ri përdor Gemini 1.5 Pro për të cilin Google thotë se redukton kohën që i duhet për të analizuar një sulm me maluer. Kompania pretendon se Gemini 1.5 Pro lançuar në Shkurt, ju deshën vetëm 34 sekonda për të analizuar kodin e virusit WannaCry, i cili u përdor në sulme ransomware në 2017-ën, dhe gjetur një mënyrë për eliminimin e tij.

Një tjetër përdorim i Gemini në sigurinë kibernetike është përmbledhja e raporteve të sigurisë në gjuhë njerëzore.

Google bleu Mandiant, kompaninë e sigurisë kibernetike e cila zbuloi sulmin ndaj SolarWinds në 2020-ën kundër qeverisë federale Amerikane.