I publikuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, plani vendosi një objektiv që fuqia kompjuterike e përgjithshme e Kinës të arrijë në 300 EFLOPS deri më 2025.
Kina synon të rrisë fuqinë kompjuterike të vendit me mbi 50 përqind deri më 2025 sipas një plani të publikuar nga autoritetet ndërsa Pekini forcon vëmendjen në superkompjuterët dhe inteligjencën artificiale.
Plani vjen nisur nga konkurrenca në rritje mes Kinës dhe SHBA-së në shumë industri të teknologjisë së lartë si ajo e gjysmëpërçuesve dhe superkompjuterëve IA, por gjithashtu edhe nga kontrollet e ashpra të eksporteve të SHBA.
I publikuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit(MIIT), plani vendosi një objektiv që fuqia kompjuterike e përgjithshme e Kinës të arrijë në 300 EFLOPS deri më 2025.
EFLOPS, i barabartë me 1 kuintilion operacione floating-point për sekond, mat shpejtësinë e kompjuterit.
Në Gusht MIIT tha se fuqia kompjuterike e Kinës kishte arritur 197 EFLOPS nga 180 EFLOPS në 2022. Sipas ministrisë Kina është e dyta pas SHBA-së për nga fuqia kompjuterike.
Duke qenë se trajnimi i AI kërkon sasi të mëdha fuqie kompjuterike, përpjekja për të zgjeruar kapacitetet është bërë fokusi i Pekinit.