Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në përgjigje të sulmeve të fundit izraelite në Gaza, gratë e reja...

Në përgjigje të sulmeve të fundit izraelite në Gaza, gratë e reja amerikane, të ndikuara nga lufta, po përqafojnë Islamin

Në përgjigje të sulmeve të fundit izraelite në Gaza, gratë e reja amerikane, të ndikuara nga lufta, po përqafojnë Islamin dhe po deklarojnë publikisht konvertimin e tyre në platforma si TikTok. Gratë ia atribuojnë vendimin e tyre përgjigjes së Izraelit ndaj “Operacionit Tufani Aksa ” të nisur nga grupi i rezistencës palestineze Hamasi.

Konflikti i vazhdueshëm ka shtyrë një numër grash perëndimore të rivlerësojnë përkatësitë e tyre fetare.

Raporti citon një nga të rinjtë e konvertuar, i cili deklaroi: “Përdorimi i pamëshirshëm i forcës nga Izraeli në përgjigje të sulmeve të Hamasit ka qenë një katalizator për pranimin tim të Islamit”. Ajo theksoi më tej se konflikti në Gaza shërbeu si një motivim për të dhe të tjerët për të shprehur identitetin e tyre fetar të sapogjetur përmes TikTok, aplikacion popullor për ndarjen e videove.

Artikulli detajon ndikimin e “Tufanit Al-Aksa” dhe përdorimin e vazhdueshëm të forcës nga Izraeli si përgjigje. Ai hedh dritë mbi përvojat e këtyre grave, të cilat kanë zgjedhur të ndajnë udhëtimet e tyre të transformimit fetar në platformat e mediave sociale.

Megan B Rice, një 34-vjeçare nga Çikago, fillimisht përdori platformat e saj të mediave sociale për të hedhur dritë mbi krizën humanitare në Gaza. E inkurajuar nga ndjekësit muslimanë për të eksploruar Kuranin për një kuptim më të thellë, Rice inicioi një “Klub të Librit të Fesë Botërore” në platformën Discord, duke tërhequr njerëz me prejardhje të ndryshme.

Rajs tha: “Doja të flisja për besimin e popullit palestinez, se sa është kaq i fortë dhe si ata ende gjejnë hapësirë për ta bërë prioritet falënderimin e Zotit, edhe kur u është marrë gjithçka”.

Ndërsa thellohej në Kuran, Rice gjeti jehonë me vlerat e tij, duke e përshkruar atë si antikonsumator, anti-shtypës dhe feminist. Brenda një muaji, ajo u konvertua në Islam, duke ilustruar ndikimin e thellë që mund të ketë letërsia në nxitjen e ndjeshmërisë dhe mirëkuptimit ndërkulturor.

Në mesin e të konvertuarve është edhe Alex, e cila kohët e fundit bleu një kopje të Kuranit dhe filloi të mbulonte flokët e saj. Ajo ndau përvojat e saj në një video të postuar në TikTok, duke shprehur solidaritetin me kauzën palestineze.

Në video, ajo deklaroi: “Izraeli ka mbyllur të gjitha komunikimet dhe po sulmon nga toka, deti dhe ajri”. Videoja pasqyron reagimet emocionale të këtyre grave ndaj konfliktit të vazhdueshëm.

“Në cilën pjesë të stilit të jetesës perëndimore mendoni se do të rikthehem?” ajo pyet. “Uh, kapitalizëm i shfrenuar? Gjithë kolonizimi? Sepse i urrej të dyja këto gjëra”, tha ajo.

Ekspertët sugjerojnë se për shumë të rinj, zgjedhja për të përqafuar Islamin shihet si “rebelimi përfundimtar kundër Perëndimit”. Lorenzo Vidino, Drejtor i Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Washington, thotë, “Rebelimi është pjesë e të qenit i ri”. Ai thekson se në peizazhin aktual, konvertimi në Islam perceptohet si veçanërisht rebel, antiperëndimor, antikapitalist dhe anti-autoritare. /mesazhi

 

Exit mobile version