Kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se nuk mund t`u ofrojnë qasje më të shpejtë në drejtësi qytetarëve, pasi që kanë shumë pengesa në punën e tyre.
Ai deklaroi se në zyrat e Gjykatës së Apelit në “Pallatin e Drejtësisë” nuk ka oksigjen gjë që sipas Hasanit krijon shumë probleme.
“Ka shumë pengesa, së pari ato teknike, për shkak se këtu në këtë objekt ka mungesë oksigjeni që për stafin dhe gjyqtarët është pengesë direkte në punën e tyre”, tha kryetari Shala për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.
Hasani tregoi se për të tejkaluar problemet të gjithë duhet të punojnë në mënyrë profesionale.
“Për t`i evituar problemet ne duhet të kemi të kemi përgjegjësi në punë, duhet të kemi disiplinë në punë. Duhet të ketë profesionalizëm në punën tonë”, ka thënë Shala.
Punonjësit e Pallatit të Drejtësisë protestuan disa herë duke u ankuar se nuk kanë ajër të bollshëm në ndërtesën pa dritare që funksionon me sistem ajrimi.