Nuk jemi besimtarë në Zotin fuqiplotë për inat të djallit. Nuk besojmë tek e mira për inatin e të këqinjëve.
Ne besojmë tek Zoti dhe e mira sepse vetëm kështu qetësohet mëndja dhe shpirti, se vetëm kështu do të kuptojmë jetën dhe vdekjen, se vetëm kështu do të respektojmë botën dhe “Ahiretin” (botën tjetër).
Nuk jetohet për inat të tjerëve, por duhet të jetojmë për të mirën e veteve tona.
Hoxhë Vladimir Kera