Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në Mosul të Irakut fëmijët vdesin nga uria

Në Mosul të Irakut fëmijët vdesin nga uria

Në Mosul të Irakut katër fëmijët kanë vdekur si pasojë e urisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Omer et-Tai, aktivist për të drejtat e njeriut, për AA theksoi se katër fëmijë kanë humbur jetën nga uria në pjesën e Mosulit që është nën kontroll të organizatës terroriste DEASH.

“Burimet tona na transmetuan një lajm të hidhur se fëmijët kanë vdekur nga mungesa e qumështit dhe ushqimit ose për shkak të prodhimeve të shtrenjta ushqimore”, tha et-Tai.

Për shkak të konfliktit në Mosul, shumë banorë përballen me mungesë të ushqimit dhe barnave.

Ndihma humanitare e cila mbërrin në qytet përmbush nevojat e vetëm 20 për qind të banorëve, ndërsa në Mosul jetojnë 1.5 milionë banorë.

Exit mobile version