Mercedes-Benz dhe shërbimi i lojërave Boosteroid kanë njoftuar një partneritet gjatë ekspozitës Gamescom të këtij viti në Këln, Gjermani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, falë bashkëpunimit, përdoruesit e makinave të markës gjermane do të kenë qasje në lojërat Triple-A nga platforma të tilla të njohura si Steam dhe Epic Games.
Shërbimi aktualisht ka më shumë se 1000 lojëra në bibliotekën e tij që janë të përshtatshme për shumicën e kompjuterëve, laptopëve, smartfonëve dhe televizorëve inteligjentë.
Shërbimi i lojërave do të jetë i disponueshëm për pronarët e makinave që kanë blerë MBUX Entertainment Package Plus dhe gjeneratën e tretë të sistemit infotainment MBUX.
Modaliteti i lojës do të funksionojë vetëm kur makina është e palëvizshme.
Ato mund t’i luani duke përdorur një kontrollues loje ose smartphone.
Boosteroid do të jetë i disponueshëm në automjetet Mercedes-Benz në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore vitin e ardhshëm.