Në qytetin Medine i cili është zgjedhur nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) si “kryeqyteti turistik i botës islame 2017”, kanë filluar aktivitetet që mbahen në këtë kuadër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aktivitetin e organizuar me pjesëmarrjen e presidentit dhe kryetarit të Bordit të Komisionit saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, Sultan bin Selman bin Abdulaziz, janë prezantuar aktivitetet që do të mbahen gjatë gjithë vitit.
Gjithashtu në hapjen e aktivitetit të mbajtur nën shoqërimin e ilahisë “Hëna ka lindur mbi ne” të cilën populli e ka kënduar gjatë momentit të mbërritjes në Medine të profetit Muhammed janë prezantuar vallet kombëtare.
Në aktivitetin e kryer nën shfaqen e dritave dhe të fishekzjarrëve kanë marrë pjesë Emiri i Medines, Faysal bin Selman bin Abdulaziz, ambasadori i Turqisë në OBI, Salih Multu Şen dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Përgjatë gjithë vitit synohet të mbahen aktivitete të ndryshme në shumë fusha nga të ftuar nga jashtë, por edhe nga populli i Medines.
Me vendimin e marrë në Konferencën e ministrave të turizmit të vendeve anëtarë të OBI-së i cili u mbajt në dhjetor të 2015 në kryeqytetin Niamej të Nigerisë, qyteti saudit Medine ishte zgjedhur kryeqyteti turistik i botës islame për vitin 2017.
Ndërsa në vitin 2015 kryeqyteti turistik i botës islame ishte zgjedhur Jerusalemi dhe në vitin 2016 ishte zgjedhur qyteti Konya në Turqi.