Ballina Lajmet Kosovë Në Maqedoni dhe Bosnjë nuk besohen mediat, në Shqipëri dhe Kosovë po

Në Maqedoni dhe Bosnjë nuk besohen mediat, në Shqipëri dhe Kosovë po

Media në Maqedoni është e varur prej ndikimeve politike, por edhe është e korruptuar.

Të paktën këto janë të gjeturat e një hulumtimi të ‘Balkan Barometer 2017’ mbi ndjesimet e qytetarëve në Maqedoni mbi çështjen e mediave, përcjell Konica.al.

Sipas hulumtimit, rreth 72 për qind të qytetarëve të Maqedonisë pajtohen pjesërisht ose tërësisht se media është e varur nga ndikimet politike, 23 për qind e mohojnë një gjë të tillë, kurse 3 për qind kanë zgjedhur të mos përgjigjen.

Në Maqedoni, 42 për qind e njerëzve besojnë se mediat janë të fuqishme për të kontrolluar qeverinë dhe për ta bërë të përgjegjshme ndaj qytetarëve, kurse 55 për qind të tjerë mendojnë se media nuk e ka këtë fuqi.

Në lidhje me çështjen nëse mediat janë të varura dhe të dyshuara për korruptim, 73 për qind e respodentëve në Maqedoni janë përgjigjur pozitivisht.

Rezultate të tilla mosbesuese janë gjetur edhe në Bosnjë, ku 80 për qind e njerëzve mendojnë se media është e korruptuar.

Krejt ndryshe në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, pjesa më e madhe e të anketuarve besojnë se mediat nuk janë të korruptuara.

Ky hulumtim i gjërë është shpalosur në Bruksel, me gjithsej 8 mijë respodentë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Turqi./Mesazhi/

Exit mobile version