Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot kanë vendosur gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te Ura e Bistricës në Leposaviq.
Sveçla ka thënë se objekti i ri modern do të jetë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Madje ai shtoi se Policia e Kosovës nga ky vend po shërbejnë prej gati dy vitesh në luftimin e çdo kriminaliteti, mbrojtjen e kufirit si dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë