Ballina Lajmet Kosovë Në Kosovë falet namazi i Fitër Bajramit

Në Kosovë falet namazi i Fitër Bajramit

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.

Manifestimi qendror i faljes së Fitër Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa ligjeratën e kësaj feste e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Ai në mesazhin e tij uroi qytetarët shëndet e mbarësi, pwrcjell teve1.info

“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, festë që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besomtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhërin e Zotit për agjërim”, theksoi ndër të tjerash Tërnava.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Exit mobile version