Të gjitha 167 vendvotimet në Kumanovë janë hapur në kohë dhe votimi po zhvillohet pa pengesa, informoi kryetari i KZK-së Nenad Sazdevski.
Në Kumanovë janë evidentuar gjithsej 90.848 votues, nga të cilët 89.427 votuan në NJZ2, ndërsa 1.421persona votuan në NJZ3.
Në Likovë të drejtë vote kanë gjithsej 24.348 persona në 36 vendvotime. Vendvotimet janë hapur në kohë në orën 7:00 të mëngjesit, kumtoi Lirim Jashari, kryetar i KZK Likovë.
Edhe në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, votimi po zhvillohet pa pengesa në 37 vendvitime, ndërsa të drejtë vote kanë 3.462 votues.