Nw një restorant në Brugg në kantonin Aargau të Zvicrës paguan tre franga më shumë për prerjen e një pice në gjysmë.
Sipas pronarit të restorantit, këto tre franga shtesë synojnë të mbulojnë kostot e ambientit dhe shërbimit.
Për mysafirët që dëshirojnë të ndajnë një picë sepse nuk janë veçanërisht të uritur, restoranti ofron mundësinë e porositjes së një pice të vogël, e cila kushton tre franga më pak.
Megjithatë, restoranti nuk e trajton në mënyrë rigoroze tarifën shtesë. Nëse, për shembull, një grup vjen dhe porosit disa pije, tre frangat shtesë hiqen, sepse porosia e pijeve është fitimprurëse për trattorinë.