Ndërkohë që Europa po piqet nga i nxehti afrikan, në pjesën tjetër të globit banorët po përballen me erëra të dhunshme, rrebeshe e deri reshje dëbore, që kanë shkaktuar edhe probleme të fluturimeve e ndërprerje të energjisë elektrike.
Në Zelandën e re, vendi u godit nga erëra që mbërrinin shpejtësinë 160 km në orë. Mbi 10 mijë banesa e biznese mbetën pa energji elektrike, një sërë autostradash u mbyllën e tragetet u pezulluan prej dallgëve të larta.
Zelanda e Re është përballur me një përkeqësim të ndjeshëm të motit këto muajt e fundit. Cikloni i prillit shkaktoi edhe një të vdekur, e i detyroi autoritetet të evakuonin me urgjencë zonat bregdetare e të urdhëronin mbylljen e shkollave. /MESAZHI/