Ballina Kuriozitete Në këtë fshat të Italisë nuk flitet italisht

Në këtë fshat të Italisë nuk flitet italisht

default

I quajtur edhe “Provanca e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në çdo kuptim të fjalës.

Vizitorëve iu duhet të fluturojnë për në Torino, të marrin një tren e më pas një autobus ose të udhëtojnë nga Provanca për në jug që të mund të arrijnë. Ata që shkojnë në këtë vend do ta pyesin veten nëse gjenden në të duhurin, sidomos kur të përshëndeten me vendasit. Në vend të “arrivederci” (mirupafshim) do të dëgjojnë “arveire”.

Gjuha zyrtare e Coumboscuro  është Provençal, një dialekt i lashtë mesjetar neo-latin i Occitan, e cila është gjuha që flitet në rajonin Occitania të Francës. Pak a shumë në këtë vend jetojnë rreth 30 banorë dhe jetesa nuk është aq e lehtë.

Familjet merren kryesisht me blegtori, por kopetë e tyre sulmohen shpesh nga ujqërit që enden në zonë. Bashkëveprimi social kufizohet në ngjarjet folklorike të fshatit, gjuetitë e kërpudhave dhe nuk ka televizor apo internet. Në rast se mbeten pa energji elektrike, përdoren llampat e vjetra me vajguri dhe nuk ka asnjë ditë pushimi, as për festa sepse bagëtitë kanë nevojë për ushqim çdo ditë të vitit.

Lëndinat e qeta malore dhe fushat me livando të fshatit janë të përsosura për vizitorët që kërkojnë një vend të fshehtë, po ashtu edhe pamjet që të lënë pa frymë nga majat alpine që shtrihen deri në Cote  d’Azur./tvklan.al

Exit mobile version