Aston Martin është një nga markat më të famshme në botë, por fati i veturës së tyre të parë është ende një mister.
Kjo është arsyeja pse bordi i “Aston Martin Heritage Trust” po përpiqet të gjejë veturën e zhdukur, e cila u ndërtua në vitin 1914 nga një ekip i vogël inxhinierësh të udhëhequr nga Lionel Martin dhe Robert Bamford, dhe u emërua “Coal Scuttle”.
Ky automjet u konceptua si një rival i Bugattit dhe u regjistrua si Aston Martin në 1915, megjithëse ishte më shumë një prototip se çdo gjë tjetër. Lufta e Parë Botërore ndërpreu zhvillimin e saj, pasi Bamford luftoi në Francë dhe përfundimisht u largua nga biznesi.
Vetura mori disa ndryshime gjatë asaj periudhe dhe dihet se janë përdorur të paktën dy parakolp të ndryshëm përpara, si dhe drita dhe bori të ndryshme. Për shkak të kësaj, ndoshta do të ishte e vështirë të identifikohej sot.
Pavarësisht rëndësisë së saj historike, Aston Martin e shiti veturën për 50 funte (60 euro) në vitin 1924.
Bordi thotë se ishte “një shumë e arsyeshme parash në mesin e viteve 1920, kështu që nuk ka gjasa që makina të ishte hequr menjëherë”.
Mirëpo, “pas atij momenti nuk dihet asgjë për veturën”, kanë deklaruar ata.
Mundësitë janë të pafundme, pasi modeli mund të jetë në kasollen apo garazhin e dikujt, ndoshta me një “trup” të ri. Edhe nëse do të përfundonte në plehra, pjesët mund të ishin ende diku atje, por kjo mbetet për t’u parë.