Në kampet e refugjatëve në Idlib po përhapet sëmundja Leishmanioza

Kushtet e papërshtatshme dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore në kampet e refugjatëve në qytetin Idlib të Sirisë, po shkaktojnë përhapjen e sëmundjes Leishmanioza, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kampet ku qëndrojnë civilë që janë larguar nga sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij, kanë shfaqur rrezik kryesor për Leishmaniozën gropat septike që janë të hapura dhe kanalizimet e dëmtuara.

Muhammed el İbrahim, i cili pas largimit nga sulmet është strehuar bashkë me familjen e tij në kampin “Şam el Hayır”, në një deklaratë për AA tha se 7 persona në familjen e tij janë prekur nga Leishmanioza.

“Situata e kampit ku jetojmë është e mjerueshme. Në kamp ka pellgje me ujë të pisët dhe një erë të keqe. Në familjen time janë prekur nga Leishmanioza 7 persona dhe fëmijët nuk shërohen”, tha Ibrahim.

Ai vuri në dukje se në kamp nuk ka qendër shëndetësore dhe shtoi se “Kemi aplikuar mënyrat alternative mjekësore, por nuk kemi arritur rezultat. Jemi të shqetësuar nga përhapja e kësaj sëmundjeje. Nuk mund ta kontrollojmë. Kemi nevojë për shërbim shëndetësor, për trajtim dhe ilaçe”.

Përgjegjësi i kampit Adnan Kaddur është shprehur se “Në kamp jetojnë 425 familje. Sëmundja është transmetuar tek 120 familje. Sëmundja transmetohet për shkak se në rajon nuk ka ilaçe dhe se ujërat e kanalizimeve mblidhen në rrugë. Numri i të sëmurëve vazhdon të rritet çdo ditë”.❮❯Ndërsa mjeku nga Idlibi, Ibrahim Mekki tha se mungesa e ilaçeve në qytet shkakton përhapjen e Leishmaniozës.

Duke vënë në dukje se Leishmanioza është një sëmundje lëkure e transmetueshme, Mekki tha se, “Sëmundja transmetohet me pickimin nga mushkonja Phlebotomus. Procesi i trajtimit fillon pas diagnostikimit. Trajtimi aplikohet sipas numrit të plagëve, zonës dhe rezistencës së trupit. Si rajon kemi ankesa për shkak të mungesës së ilaçeve. Për t’u mbrojtur nga sëmundja duhet të përdoren ilaçet për eliminimin e insekteve, të përdoren mbulesat (velat) mbi krevat kur flihet dhe të mbyllen gropat e kanalizimeve të hapura”.

Leishmanioza

Sëmundja e cila vërehet më shumë në botë në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, shkaktohet nga paraziti i quajtur “Leishmania tropica”.

Mikrobi i infektuar nga mushkonja Phlebotomus, gjen mundësinë të përhapet me shpejtësi në rajonet me probleme higjienike dhe të pastërtisë. Me përhapjen e virusit në trup paraziti shkakton puçërr, në vendin ku ka pickuar mushkonja formon një njollë rozë, e cila më pas zmadhohet dhe shndërrohet në plagë.