Në Kalanë e Shkupit rreth 300 fëmijë shqiptarë janë bërë synet, nën organizimin e Shoqatës Humanitare El-Hilal.
Ceremonia filloi me leximin e Kur’anit dhe vazhdoi me shfaqjet e grupeve të ndryshme folklorike.
Zëvendës Kryetarja e Komunës së Bursës, Gülten Kapıcıoğlu, në fjalimin e saj gjatë ceremonisë, tha se vlerat e përbashkëta qëndrojnë në bazën e lidhjeve të forta të cilat i kanë vendosur me vendet e Ballkanit.
Ajo tha se në kuadër të këtij aktiviteti i cili tashmë është shndërruar në një organizim tradicional, janë duke bërë synetimin e fëmijëve nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.