Në rajonin e shkretëtirës Negev në jug të Izraelit janë gjetur mbetje të një xhamie që i përket shekullit të 7-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Yedioth Ahronot”, në një deklaratë nga Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, thuhet se gjatë kërkimeve gjithëpërfshirëse për të ndërtuar një lagje të re në zonën Rahat në rajon, u gjetën mbetjet e një xhamie që daton nga periudha e parë e Islamit.
Në deklaratë thuhet se xhamia e vogël, e cila përbëhet nga një dhomë katrore me mihrabin në qendër dhe një mur në drejtim të Qabesë, është ndërtuar në shekullin e 7-të.
Theksohet se zbulimi i ri arkeologjik pasqyron gjurmët e kalimit gradual nga krishterimi në Islam në rajon mes shekujve 7 dhe 9-të. Bëhet e ditur se xhamia e zbuluar përmban shumë qeramikë që datojnë mes shekujve 7 dhe 8-të.
Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një shtëpi ferme të periudhës bizantine në zonë e cila mendohet se ka strehuar edhe fermerë të krishterë.
Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, në korrik 2019 njoftoi se në një vend rreth 2 kilometra nga xhamia e sapo zbuluar ishin gjetur sërish mbetje të një xhamie të shekullit të 7-të. /aa
Workers from Israel’s Antiquities Authority excavate a rare ancient mosque in the Bedouin town of Rahat, in the country’s southern Negev desert.
According to officials, this discovery sheds light on the region’s transition from Christianity to Islam. pic.twitter.com/0w4PZtfGab
— NoComment (@nocomment) June 23, 2022