Në Jordani fillojnë diskutimet në nivel ministror për Sirinë pas Asadit

Jordania hapi sot diskutimet për Sirinë, duke mbledhur ministra të jashtëm dhe zyrtarë të lartë për të biseduar mbi zhvillimet pas rënies së regjimit të Bashar Asadit, raporton Anadolu.

Jordania, e cila ndan një kufi me Sirinë, po organizon diskutimet në qytetin Akaba të Detit të Kuq, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar pas rënies së regjimit të Asadit.

Përveç delegacioneve arabe, në diskutime do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë Geir Pedersen.

Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet në Siri që nga viti 1963.