“Ne japim gjakun tonë për Gazën”, thonë protestuesit në Jemen

Jemenasit në zonat e kontrolluara nga Houthit dolën në një numër të madh për të mbështetur palestinezët ndërsa grupi i armatosur vazhdon të qëllojë mbi anije mallrash dhe ato ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Mediat jemenase thanë se “miliona” të tjerë dolën të premten e fundit para fillimit të muajit të Ramazanit. Sheshi Al-Sabeen në kryeqytetin Sanaa ishte përsëri vendi kryesor i demonstratave, me shumë njerëz që mbërritën të armatosur.

“Ne japim gjakun tonë për Gazën”, dëgjoheshin ata duke brohoritur në një numër të madh. “Dhe ajo që po vjen është më e madhe, më e madhe.”

Houthi-t deklaruan se sulmet e tyre do të vazhdojnë derisa lufta e Izraelit në Gaza të përfundojë dhe ndihma humanitare të arrijë tek palestinezët.