Në Infektivë 23 raste me COVID-19, tre në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar 23 persona me COVID-19, ndërsa prej tyre tre janë në gjendje kritike.

“Nga 23 raste të infektuar me Covid 19, 15 raste janë në gjendje stabile. 5 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste në gjendje kritike. Jemi në pritje të rezultateve për 14 raste”, ka njoftuar Dr. Sadije Namani, shefe e repartit në Klinikën Infektive në QKUK.

Në Kosovë janë regjistruar 1269 persona me COVID-19, ndërsa prej tyre kanë përfunduar 31 me fatalitet. Janë shëruar 912 persona.