Në Maharashtra, një nga shtetet më të prekura nga COVID- 19, është zbuluar një variant që ka pësuar “mutacion të dyfishtë”
Në shtetet perëndimore të Indisë është zbuluar një “mutant i dyfishtë” (Double mutant) i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
US News duke cituar Drejtorin i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve të Indisë (NCDC), Sujeet Kumar Singh, raportoi se në 206 nga mostrat e marra nga Maharashtra, një nga shtetet më të prekura nga COVID- 19, është zbuluar një variant që ka pësuar “mutacion të dyfishtë”.
Po ashtu u raportua se në kryeqytetin New Delhi janë gjetur nëntë mostra të këtij varianti. /aa