Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se që nga e premtja 6.200 persona në provincën Hudeidah të Jemenit janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të migrimit të brendshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra Koordinuese e OKB-së për Çështjet Humanitare, thuhet se qeveria jemenase dhe forcat aleate u larguan nga pozicionet e tyre rreth provincës Hodeidah.
Në deklaratë thuhet se forcat që mbanin rajonet Dureyhimi, Beyt al-Faqih dhe qytetin al-Tuhayta u larguan nga këto zona dhe u vendosën në rajonin Khukha, 90 kilometra në jug të Hodeidas.
Milicitë Huthi kanë marrë zonat e evakuuara por se forcat qeveritare kanë vazhduar një luftë të ashpër kundër Huthive, thuhet më tej.
Pas këtyre zhvillimeve që nga e premtja e kaluar 700 familje të përbëra nga afërsisht 4.900 persona nga rajoni u detyruan të migronin në rajonin Khukha dhe 184 familje që përbëheshin nga afërsisht 1.300 persona duhej të migronin në rajonin Al-Muha në jug të Hudeidas. Theksohet se është krijuar një zonë kampi për migrantët që vijnë në zonën Huha.
Forcat e armatosura që evakuojnë zonat në fjalë përbëhen nga milici aleate me qeverinë jemenase, por të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), e cila nuk është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes së Jemenit. /aa