Në Gjermani sulmohet një xhami

Një sulm me koktej molotovi është kryer pas mesnatës mbi xhaminë Aksemsettin në Lauffen të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhaminë e cila vepron pranë bashkësisë islame Milli Gorus (IGMG) është shkaktuar dëm material.

Bekir Atlas, sekretari i përgjithshëm i IGMG-së, deklaroi se është shqetësues intensiteti i sulmeve ndaj muslimanëve dhe xhamive në Evropë.

Ai bëri thirrje që sa më parë të zgjidhet rast i këtij sulmi. Altas konsideron se sulmet islamofobe nuk do të duhet të bëhen të papërfillshme dhe se qeveria e Baden-Wurttemberg duhet të ndërmarrë masat e nevojshme.