Më në fund, për Rohingya flet Arabia Saudite

Unioni Arab dhe Parlamenti Arab të mërkurën dënuan dhunën dhe shkeljet e fundit në rajonin Rakhine të Mianmarit.

Parlamenti Arab, në një deklaratë me shkrim, bëri thirrje për një veprim ndërkombëtar për të ndaluar masakrën e muslimanëve Rohingya, dhe për më shumë përpjekje për të përmirësuar standardet e tyre të jetës dhe për të zgjidhur vështirësitë e tyre.

Parlamenti i bëri thirrje OKB-së, Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) që ‘të ndërmarrin veprime të menjëhershme’.

Ata u kërkuan gjithashtu që autorët e krimeve të silleshin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare pasi kanë kryer krime kundër njerëzimit’ dhe spastrimin sistematik në bazë etnike dhe fetare. /MESAZHI/