Më në fund pak freski për ditët e ardshme

Raportet më të fundit parashikojnë se pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Lindore do të përfshihet një mot më i freskët në ditët e ardhshme.

Sipas meteorologëve, në kontinentin e pushtuar nga vapa ekstreme do të ketë edhe reshje të izoluara shiu në terrenet më të larta. Për dallim nga javët e shkuara, Spanja do të ketë ulje temperaturash prej më se se 10 gradë.

Ndërkohë që retë dhe shiu do të bëjnë që temperaturat në Europën Perëndimore të bien disi, Europa Lindore do të vazhdojë të regjistrojë temperatura mbi normalen. /MESAZHI/