Më në fund OKB fillon të hetojë për Rohingyat

OKB ka njoftuar se do të hetojë raportet për vrasjet masive, tortura, dhunë seksuale dhe djegie të fshatrave Rohingya në rajonin Rakhine të Mianmarit.

Të paktën 400,000 njerëz besohet të kenë ikur në Bangladesh për t’i shpëtuar përdhunimit, vrasjes dhe shkatërrimit të fshatrave të tëra në shtetin perëndimor të Rakhine nga ushtria dhe turmat budiste.

Refugjatët e dëshpëruar janë fotografuar duke u ngjitur rreth gardheve të kufirit me tela në një përpjekje për të shpëtuar nga krimet e ushtrisë që ka hedhur mina tokësore për të siguruar që ata të mos kthehen.

Edhe imazhet satelitore kanë dokumentuar djegiet e fshatrave të Rohingyave të varfër dhe shtypur nga shteti budist. /MESAZHI/