Mania e festës së shtrigave dhe shtriganave ka kapluar shoqërinë shqiptare. Mbase nuk mbizotërojnë ata që e “festojnë” këtë ngjarje pagane, por dicka është e qartë: ata që e kundërshtojnë nuk janë aspak të zëshëm.
Por sivjet, si në fund të tunelit u dëgjua një zë i një aktivisti të shoqërisë civile, i cili doli haptazi kundër festimit të kësaj ngjarjeje pagane, duke e quajtur atë si destruktive fillimisht për fëmijët. I ftuar ne studion e “Pasdite ne Top Channel”, Ilir Hoxholli u shpreh:
“Gjithmonë kam qenë kundër dhe do të jem kundër. Nuk kam dashur të jem kurrë pjesë e turmës pa e kuptuar se për cfarë bëhet fjalë. Festimi i Halloweenit nuk ka të bëjë asgjë me traditat tona të bukura. Këto tradita po i humbim me emrin e modernitetit, cka nuk është e nevojshme. Me gjithë sa kam studiuar, kurrë askush nuk e ka shpjeguar se cfarë është Halloween. Kjo ngjarje është përhapur shumë në shkolla e kopshte, cka është shqetësuese.
Ti qosh fëmijët drejt një shkatërrimi të tillë, ti mësosh fëmijët me thikë në dorë, nuk eshte ne rregull, pasi Halloween nxitë dhunë. Fëmijët që mësohen me vdekje, thikë e kosë, nxiten për vrasje.”
“Halloween nuk promovon asnjë vlerë, as nuk i respekton të gjallët e as të vdekurit. Është më tepër një festë komerciale që vetëm për një ditë fitohet 7 miliardë dollarë në SHBA. Pra, pse duhet të bëhemi pjesë e një feste të dhunshme nga e cila nuk fitojmë asgjë?
Unë habitem se si përfaqësuesit fetar po qëndrojnë në heshtje. Komunitetet fetare shqiptare qëndrojnë në heshtje, ndërkohë që fëmijët tonë po vishen si vampirë, të gjithë bëhen horror. Ata aty e marrin edukatën, dhe ne dorëzohemi duke qenë të ngarkuar me jetën e përditshme.” /MESAZHI/