Në Frankfurt të Gjermanisë ndalohet protesta në mbështetje të Palestinës

Protesta në mbështetje të Palestinës e planifikuar të mbahej më 7 tetor në Frankfurt të Gjermanisë është ndaluar nga autoritetet, transmeton Anadolu.

Kryebashkiaku i Frankfurtit, Mike Josef, në deklaratën e tij me shkrim tha se e drejta për të protestuar është një vlerë shumë e lartë.

“Megjithatë, nëse ka shqetësime për nxitjen e publikut në kuadër të protestave, thirrjeve për të kryer krime dhe kryerjen e krimeve anti-izraelite dhe të antisemitizmit, dhe nëse siguria publike është në rrezik të drejtpërdrejtë bazuar në situata të dukshme, ne duhet të marrim masa”, theksoi Josef duke treguar shkakun e ndalimit të protestave në mbështetje të Palestinës më 7 tetor.

Ai vuri në dukje se ka dënuar mbajtjen e një proteste në atë datë, duke e quajtur “provokim ekstrem”.

Në deklaratë thuhet se ky ndalim vlen edhe për protestat që do të mbahen në një vend dhe orë tjetër në Frankfurt në të njëjtën ditë, në rast se pritet një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë apo rendin publik.