Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve, në vazhdën e luftimit të veprave kriminale ka realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë tri rajone atë të Prishtinës të Mitrovicës së Jugut dhe Pejës.
Rasti i parë i koduar “Pritja” i hetuar nga sektori qendror i policisë, është realizuar në katër lokacione të ndryshme i cili ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej mbi 25 kg, substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe arrestimin e tre personave të dyshuar (shtetas kosovarë).
Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular.
Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 000 euro.
Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm.
Ndërsa rasti i dytë i koduar “Kristali 2 ” i cili është hetuar nga njësia rajonale e narkotikëve në Prishtinë, e cila ka arritur të arrestoj një person të dyshuar (mashkull kosovar), dhe të sekuestrojë një sasi prej mbi një kg, të substancës narkotikeve të llojit kokain.
Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro,
1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze.
Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë euro.
Veprimet policore në të dyja rastet janë, realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë.