Në çka shikon zemra yte?

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Shpesh pikëllohemi për shkak se fokusohemi në gjëra të gabuara.
P.sh. nëse kemi gabuar, ne fokusohemi në mëkat e jo tek i Gjithëmëshirshmi.
Nëse jemi të thyer, ne fokusohemi në thyerje e jo në El-Xhebbarin, Ai i Cili përmirëson.
Nëse na dhemb diç, ne fokusohemi në plagën e jo në Atë i Cili i shëron të gjitha plagët. Nëse jemi të frikësuar, ne fokusohemi në frikë në vend të Mbrojtësit.
Nëse ballafaqohemi me problemin, ne e shohim problemin e jo Atë që mund ta zgjidh problemin.
E shohim luanin e jodresuesin e luanit.
Ne e shohim jopërsosmërinë e dynjasë, por jo përsosmërinë e Allahut.
Ne shohim gjërat e menjëhershme, por jo edhe të nesërmen.
Shohim pemën, por jo edhe frutat, shohim gjembin, e jo trëndafilin.
Tërë dhembja ynë, pikëllimi ynë, pashpresa jonë, janë rrjedhë nga shikimi në krijim në vend të Krijuesit.
Pyetni në çka shikon zemra juaj.

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)