Ballina Arritje Në çfarë lloj qytetesh do të jetojmë?

Në çfarë lloj qytetesh do të jetojmë?

Sipas projeksioneve të OKB-së, në vitin 2050 dy në tre banorë të tokës do të jetojnë në megalopole gjigande. “Në gjysmën e shekullit”, përllogarit arkitekti Carlo Ratti, drejtor i Senseable City Lab në Massachusetts Institute of Technology, “në botë do të ndërtohen më shumë ndërtesa, se sa të gjitha që janë ngritur përgjatë gjithë historisë së njerëzimit: mjedisi ku do të jetojmë nuk do jetë më bota rurale, por zonat urbane. Për këtë arsye, është thelbësore të kuptohet se si mund të niset një zhvillim i qëndrueshëm për qytetet, duke shfrytëzuar teknologjinë për t’i bërë ata vende të privilegjuar të efiçencës dhe kursimit të energjisë, të respektimit të mjedisit dhe lehtësisë në qasje”.

Urbanistë dhe informaticienë i përgjigjen kësaj sfide duke studiuar se si të bëhen qytetet “smart”, domethënë inteligjentë. Termi i referohet zbatimit të zgjidhjeve inovative, në sektorë si lëvizshmëria, mjedisi, komunikacioni, prodhimi dhe konsumi i energjisë, me qëllim që të garantohet një zhvillim ekonomik i qëndrueshëm dhe t’u ofrohet një cilësi e mirë jetese qytetarëve. Një mënyrë për t’i bërë më të jetueshëm qytetet, do të konsistojë në përmirësimin e efiçencës energjetike të shtëpive, falë shfrytëzimit të energjisë diellore dhe të erës. Themelor do të jetë edhe menaxhimi i duhur i ujit, duke pajisur ndërtesat me një rrjet kompjuterësh që veprojnë duke rregulluar automatikisht konsumin e tepruar. Në fund, flitet shumë edhe për vegjetacionin në mjedise urbane. Ideja është ajo e një “arkitekture biologjike” që me një ekran vegjetal të përthithë pluhurat e lehtë, të filtrojë dritën e diellit dhe të krijojë një mikroklimë të rehatshme./Mesazhi/

 

Exit mobile version