RAMALLAH (AA) – Në burgjet izraelite ndodhen 6.500 palestinezë, nga të cilët 300 fëmijë dhe 57 gra, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra statistikore e Palestinës dhe Unioni i Pengjeve të këtij vendi, kanë bërë një deklaratë të përbashkët për mediat.
Në deklaratë thuhet se që nga koha e pushtimit izraelit deri më sot 1 milionë palestinezë janë shoqëruar, ndërsa është theksuar se që nga fillimi i intifadës numri i të arrestuarve është rritur ndjeshëm. Në deklaratë vihet në dukje se arrestimet janë bërë pa patur ndonjë arsye.
Sipas statistikave zyrtare në burgjet izraelite ndodhen 6.500 të burgosur palestinezë, ndër të cilët 300 fëmijë dhe 57 gra.
Statistikat tregojnë që 500 ndodhen në paraburgim dhe pa proces gjyqësor, ndërsa thuhet se 44 prej tyre kanë më shumë se 20 vite që qëndrojnë në burg.
Autoritetet izraelite kanë arrestuar 6 deputetë që nga fillimi i këtij viti, ndërsa theksohet se gjithsej numri i deputetëve të arrestuar është 13.
Dita kur i burgosuri i parë palestinez, Mahmud Bekir Hixhazi është lënë i lirë nga izraelitët, njihet ndryshe si dita e të burgosurve palestinezë. 17 prilli kremtohet në këtë mënyrë që nga viti 1947.