Ballina Lajmet Në Berlin nesër fillon “marshimi civil” për Halepin

Në Berlin nesër fillon “marshimi civil” për Halepin

Lëvizja “Marshimi civil për Halepin” e cila kërkon ndalimin e bombardimeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, ditën e hënë më 26 dhjetor do të filloj marshimin nga Berlini me synimin për të mbërritur në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarja dhe blogerja polake Anna Alboth e cila është një prej drejtuesve të lëvizjes ka vënë në dukje se dëshirojnë që tragjedia njerëzore në Siri të marrë fund. Ajo më tej ka shtuar se “Në marshimin tonë dëshirojmë të ftojmë persona të ndryshëm. Pavarësisht se mund të kenë pikëpamje të ndryshme politike, përkatësi të feve të tjera apo përvojave të ndryshme, ne dëshirojmë që këtë marshim ta kryejmë dhe realizojmë së bashku me ato dhe të njohim më mirë njëri-tjetrin.”

Pasi ka shpjeguar se ditën e hënë në orët e mëngjesit do të nisen nga Tempelhof në Berlin rajon i cili banohet intensivisht nga një numër i madh sirianësh, Alboth është shprehur se “Shpresojmë që ditën e nisjes me ne të bashkohen nga Berlini afërsisht 3 mijë vetë. Ne e dimë se shumë persona ndodhen atje për të treguar mbështetjen ndaj nesh dhe për të na uruar suksese. Gjithashtu edhe shumë persona do të marrin pjesë në mënyrë simbolike ditën e parë të marshimit.”

Ajo ndër të tjera ka theksuar se si qytetarë të thjeshtë të Evropës nuk dëshirojnë që të qëndrojnë edhe më shumë në heshtje dhe se kanë dëshirën të vendosin në veprim politikanët evropianë. Alboth ka shtuar se kanë vendosur për këtë marshim pas përjetimeve të ndodhura në Halep dhe se do të marshojnë jo vetëm për Halepin, por për të gjithë civilët që përpiqen të mbijetojnë në të gjithë qytetet nën rrethim në Siri.

“Unë jam një nënë dhe kam dy fëmijë. Videot e ardhura nga Siria i kemi parë të gjithë. Teksa unë kam vërejtur këtë video, tek ato fëmijë në video kam vendosur fëmijët e mi. Ndoshta dhe për këtë arsye jam ndikuar shumë. Në momentin kur shikoja këto video e ndjeja se sa e vetme që isha, dhe përjetimet e mia i shpreha në median sociale. Unë edhe më parë kam marrë pjesë në protesta, kam bërë donacione në institucionet humanitare, por tashmë mendoj se këto janë të pamjaftueshme. Kam vërejtur se shumë persona që ndodhen në të gjithë Evropën kanë të njëjtat mendime me mua. Ato që do të nisen në këtë marshim me mua shprehen “mjaft tashmë”. Ne jemi qytetarë të thjeshtë, nuk ndodhemi në një situatë për të zgjidhur konflikte të mëdha. Por nuk dëshirojmë të qëndrojmë të heshtur”, është shprehur në fjalën e saj Alboth.

Më tej ajo ka shpjeguar se marshimi do të filojë nga Gjermania dhe do ta vazhdojnë me radhë në Republikën Çeke, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Greqi dhe më pas në Turqi, ku dhe nga këtu synojnë që të mbërrijnë në Halep. Alboth ka shtuar se me aktivitetet që do të zhvillojnë në qytetet përgjatë rrugës që do të kalojnë do të tërheqin vëmendjen për përjetimet në Siri.

Thirrje politikanëve

Aktivistja polake ka theksuar se do të kryejnë një marshim të vështirë nën kushtet e dimrit, por se janë të vendosur për këtë nismë. Ajo ndër të tjera ka vlerësuar se “Nuk i bashkangjitem mendimit se ne nuk mund të ndryshojmë asgjë. Nëse njerëzit janë të vendosur ata kanë mundësinë për të ndryshuar diçka. Nëse ne nuk iu tregojmë politikanëve që ne jemi të interesuar për këtë çështje, edhe ato nuk do të mund të bëjnë asgjë. Sepse këtu nuk do të vërejnë ndonjë interes. Por politikanët do të të vërejnë se ne kemi kaluar në veprim dhe kemi nisur të marshojmë drejt Halepit dhe do të konstatojnë se votuesit e tyre i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje. Në këtë mënyrë ne mund të detyrojmë ata që të marrin vendim.”

Gjithashtu Alboth ka vënë në dukje se në marshimin që do të nisin nga Berlini nuk do të ketë pjesëmarrës vetëm nga Evropa, por do të ketë edhe vullnetarë që do të vijnë nga SHBA-ja, ndërsa një numër i madh personash që kanë kontaktuar me ta nga Turqia kanë shprehur interesin e tyre për marshimin. Alboth ka theksuar se kjo i jep forcë dhe shprehet se “Ne presim që të marrin pjesë në marshimin tonë të gjithë ata që dëshirojnë të na mbështesin. Mbështetja më e madhe për ne do të jetë që të marrin pjesë në marshimet tona sikur kjo të jetë edhe vetëm për disa orë. Së dyti dëshirojmë që marshim t’iu shpjegohet persona që kanë përreth. Presim që të transmetojnë situatën ku ndodhen civilët në Siri dhe të kontribuojnë për të krijuar një ndryshim. Unë kam besimin se sa më shumë interes të tregojmë ne ndaj çështjes së Sirisë, aq më pak gjëra të këqija do të përjetohen atje.”

Do të marshojnë me flamuj të bardhë

Pas marshimit nuk ndodhet ndonjë parti politike apo ndonjë grup dhe se ai është i hapur për të gjithë, ka nënvizuar Alboth, duke vënë në dukje se gjatë marshimit do të mbajnë vetëm flamuj të bardhë dhe se nuk do të lejohen flamuj apo emblema të ndryshme.

Ndër të tjera duke shprehur falënderimet për ato që dëshirojnë të kontribuojnë për çështjet që ata kanë nevojë si për pajisje teknike, strehim, mbështetje mjekësore, aktivistja polake ka shpjeguar se personat që dëshirojnë të kontribuojnë mund të kontaktojnë nëpërmjet llogarisë @CivilMarchForAleppo që kanë hapur në Facebook.

Aktivistët që do të mblidhen ditën e hënë më 26 dhjetor në hapësirën e ish-aeroporti Tempelhof në Berlin, pas fjalimeve që do të mbahet do të nisin marshimin e tyre.

Aktivistët synojnë që të ecin 20-25 km në ditë, dhe me aktivitetet që do të zhvillojnë në qytetet ku ato do të kalojnë kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen për situatën në Siri. Aktivistët vullnetarë synojnë që të mbërrijnë në Halep pas një marshimi i cili do të zgjasë afërsisht për 4 muaj.

Exit mobile version