Pretendohet se në Anvers të Belgjikës, është parandaluar një sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Le Soir”, e cila duke i u referuar policisë së Anvers-it ka thënë se një automjet ka tentuar të hyjë në rrugën Meir e cila është e mbushur me dyqane.
Ndërkohë që këmbësorët kanë nisur të ikin me shpejtësi, policia ka ndërhyrë për ndalimin e mjetit. Gazeta shkruan se automjeti është ndaluar më pas duke parandaluar kështu një sulm të mundshëm.
Sipas televizionit RTBF në automjetin me targa franceze janë gjendur persona me uniforma ushtarake dhe armë. Televizioni ka theksuar se drejtuesi i automjetit ishte tunizian.
Ndërsa televizioni privat VTM ka thënë se automjeti nuk ka ndaluar ndërkohë që kalonte me semafor të kuq, ndërsa më pas policia ka arrestuar drejtuesin.