Ndërkohë që në Astana vazhdon takimi i tretë për zgjidhjen e problemit të Sirisë, regjimi siran nga ana tjetër ende vazhdon me sulme në rajone të ndryshme duke prishur kështu marrëveshjen për armëpushim, raporton AA.
Në një deklaratë për AA, zyrtari i lartë i Mbrojtjes civile në Halep, Muhammed El Ahmet, tha se ”avionë rusë dhe ato të regjimit kanë sulmuar rajonet Kafr Hamra dhe Rashiddin, si dhe Daret Izze, Anadan dhe Etarib me bomba fosfori. Ai ka vënë në dukje se avionët kanë sulmuar zonat e banuara.
Duke vënë në dukje se si pasojë e sulmeve shumë civilë kanë humbur jetën, Ahmet në vijim ka shtuar: ”Avionët e regjimit kanë sulmuar me bomba fosfor gjithashtu edhe disa venbanime në Idlib”.
Ndërsa një tjetër zyrtar i Mbrojtjes civile në Dera, Muhammed Yusuf tha: ”Avionët e regjimit ditët e fundit kanë sulmuar rajonet si Der Beled dhe Meyazin. Si pasojë e sulmeve janë shembur dhjetëra shtëpi”.
“Damasku dhe aleatët e tyre kanë shkelur armëpushimin që në fillim”
Yusuf Bustan, koordinator në Guta-n Lindore, thotë: ”Sulmet e regjimit në rajone të ndryshme të Guta-s Lindore ende vazhdojnë. Regjimi dhe aletatët e tyre nuk kanë respektuar që në fillim marrëveshjen e armëpushimit. Disa rajone në afërsi të Damaskut bombardohen çdo ditë nga toka dhe ajri”.
Delegacioni i opozitarëve vendosi të mos marrë pjesë në takimet që zhvillohen në Astana, për shkak të shkeljeve të shumta të armëpushimit.
Ndërkohë momentalisht delegacionet përfaqësuese të Turqisë, Rusisë, Iranit, OKB-së dhe regjimit ndodhen në Astana duke zhvilluar takimin përgatitor.
Marrëveshja e armëpushimit u arrit në Siri më 30 dhjetor nën garancinë e Turqisë dhe Rusisë. Për shkak të shkeljeve të shumta të armëpushimit palët vendosën të takohen në Astana më 23-24 janar.
Më pas palët vendosën ngritjen e një mekanizme treshe për monitorimin e marrëveshjes së arritur për armëpushim në Siri, por palët nuk arritën të diskutojnë detajet e kësaj dhe si rrjedhojë më 15-16 shkurt u zhvillua një tjetër takim në Astana.