Në Afrikën Perëndimore 16 milionë njerëz vuajnë nga pasiguria ushqimore

Një raport i Rrjetit për Parandalimin e Krizës Ushqimore (RPCA) vuri në dukje se në Afrikën Perëndimore 16 miliona njerëz luftojnë me pasigurinë ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e organizatës thuhet se Afrika Perëndimore është përballë një krize më serioze të ushqimit të viteve të fundit.

Sipas raportit që nga tetori 16,7 milionë persona në Afrikën Perëndimore dhe rajonin e Sahel-it janë duke luftuar me pasigurinë ushqimore, duke paralajmëruar se ky numër mund të rritet në 24 milionë në periudhën qershor-gusht të vitit 2021, para sezonit të korrjes, kur qasja në ushqim është më e vështirë.

Në raport shkaku kryesor i krizës së ushqimit tregohet problemi me sigurinë, ndërsa është rikujtuar se 9,2 milionë njerëz aktualisht janë në rrezik të urisë vetëm në Nigeri. Në Burkina Faso e cila shpesh herë është nën shënjestër të sulmeve terrorist ky numër është 2 milionë.

Më tej theksohet se pushtimi nga karkalecat për shkak të ngrohjes globale gjithashtu shkaktuan dëme serioze në tokat bujqësore dhe është faktori i dytë më i rëndësishëm që shkaktoi krizë ushqimore.