Ballina Kulturë Evenimente Në Abu Dhabi filloi punimet Forumi për Promovimin e Paqes në Shoqëri...

Në Abu Dhabi filloi punimet Forumi për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane

Në Abu Dhabi, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, filloi punimet Forumi i gjashte për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane. Forumi global i këtij viti po mbahet me titullin “Roli i feve në përforcimin e tolerancës, nga mundësia në imperativ (domosdoshmëri)”, i cili po organizohet nën patronimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikut Abdullah biz Zajed.

Në këtë forum po marrin pjesë ministra, myftinj, dijetarë, mendimtarë dhe zyrtarë të shumë shteteve nga mbarë bota. Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në ceremoninë e hapjes, foli ministri i tolerancës ne EBA, sheiku Nahjan Mubarek Al Nahjan. Ai fillimisht u dëshiroi mirëseardhje të pranishmeve në shtetin e tolerancës EBA, duke shtuar se “Bashkëjetesa dhe toleranca janë praktikumi i vërtetë dhe i drejtë i mësimeve fetare të fesë sonë të lartësuar, toleranca me të gjithë pa dallim race, feje, gjuhe, ngjyre, pozite dhe mundësie materiale. Ky është parim, të cilin e praktikojnë dhe e kultivojnë udhëheqësit e EBA-së në të gjitha nivelet. Ky është parimi i themeluesit të shtetit tonë, sheikut Zajed Al Nahjan.

Ai theksoi se ky takim global është shumë i rëndësishëm në nivel global, ngase këtu po takohen liderët fetarë nga të gjitha anët e botës dhe ata munden dhe duhet ta fuqizojnë tolerancën ndërfetare.

Ai shtoi se EBA-ja është e përkushtuar për përforcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe për marrëdhënie të mira të ndërsjella në të gjitha shoqëritë në botë.

Në vazhdim, fjalën e mori kryetari i Këshillit të Fetvave në EBA, njëherit edhe kryetar i Forumit për promovimin e Paqes, dijetari i mirënjohur islam Abdullah bin Beja për të paraqitur para te pranishmëve kornizën e këtij takimi global.

Ai theksoi se emërtimi i këtij viti 2019 ne EBA si “Vit i tolerancës” nga kryetari i shtetit, sheiku Al Khalifa, ishte një nxitje për forumin për të titulluar këtë forum këtë vit “ Roli i feve në përforcimin e tolerancës fetare nga mundësia në imperativ”.

Dhe theksoi nevojën e hulumtimeve, analizave, dhe të paraqitjeve të botëkuptimeve të drejta rreth tolerancës fetare.

Është obligim parësor i të gjithë liderëve fetarë të familjes së feve abrahamike të njihen, të afrohen dhe të respektohen mes vete.

Sepse Allahu na urdhëron duke theksuar ajetin kuranor “O ju njerëz, ne ju krijuam nga një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë ju popuj dhe fise për t’u njohur mes vete, me të vërtetë me i miri nga ju tek Allahu është ai i cili është më i devotshmi”. Ky takim ka për synim paraqitjen e drejtë të botëkuptimeve praktike, reale dhe thelbësore te respektimit, bashkëjetesës dhe tolerancës.

Nga ky forum sot po nxjerrim paktin dhe statusi e “Aleancës se re të virtyteve” duke kërkuar nga ju qe ta nënshkruajmë dhe ta shpërndajmë në shoqëritë tona duke u munduar fuqizimin e parimeve te cekura në të, dhe të cilat synojnë mirëqenien dhe tolerancën në të gjitha shoqëritë në botë.

Në sesionin e hapjes të pranishmeve ju drejtuan zv. Presidenti i NIgeris z. Yemi Osinbajo,Sekretari Gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITAS dr. Abdul Kerim Al Isa.

Pastaj dr. Nur Al Hak Kadri Ministri Federal për Çështje Fetare dhe harmonisë mes religjioneve në Pakistan. Ministri i Çështjeve Fetare i Egjiptit dr. Muhamed Muhtar Xhuma.

Dr. Abdullah Al Matuk Këshilltari i Emrit të Kuvajtit, njëherazi këshilltar special i SGJ të OKB.

Pastori dr. Bob Roberts themeluesi dhe kryetari i kishës Northvood në SHBA,Rabini Bruce Lustig nga Uashingtoni, Imami Muhamed Maxhid nga shoqëria myslimane ADAMS në Amerikë.

Të pranishmeve ju drejtua me një video mesazh edhe Ambasadori Amerikan i ngarkuar me Liritë nderfetare ndërkombëtare Sam Brovnbak.

Në këtë forum po marrin pjesë ministra, myftinj, dijetarë, mendimtarë dhe zyrtarë të shumë shteteve nga mbarë bota. Në këtë forum po merr pjesë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Exit mobile version