Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Në 72 orët e fundit në veri të Gazës janë vrarë 10...

“Në 72 orët e fundit në veri të Gazës janë vrarë 10 ushtarë izraelitë”

Foto nga arkiva

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se 10 ushtarë izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në 72 orët e fundit në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga zëdhënësi i Brigadave Kassam, Abu Ubaida thuhet se “Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 100 ditë që kur ushtria armike kreu një operacion masiv shkatërrimi dhe gjenocidi në veri të Rripit të Gazës, muxhahidët tanë ende po i shkaktojnë humbje të rënda armikut dhe vetëm në 72 orët e fundit i ka dhënë goditje të rënda që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 10 ushtarëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve”.

Në deklaratë theksohet se Tel Avivi fsheh shumë më tepër sesa deklaron humbjet e tij ushtarake, se Izraeli nuk do të jetë në gjendje të thyejë fuqinë e rezistencës palestineze dhe se ai do të largohet nga Rripi i Gazës pa arritur qëllimin e tij.

Më tej thuhet se i vetmi “sukses” i Izraelit në veri të Rripit të Gazës janë masakrat e civilëve të pafajshëm dhe shkatërrimi i madh që ka shkaktuar.

Ushtria izraelite akuzohet për fshehjen e numrit të vërtetë të viktimave të saj, ndryshe nga sa ka deklaruar.

Numri i ushtarëve izraelitë që kanë vdekur në përleshjet në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve tokësore më 27 tetor 2023 e deri më tani, është njoftuar të jetë 400.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023 e deri më tani kanë vdekur 835 ushtarë.

Exit mobile version