Vazhdon përkthimi i Kur’anit Fisnik në gjuhet frënge, ruse, angleze, kazake, azere, boshnjake, në gjuhën zyrtare të Nepalit dhe Etiopisë
Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisëka shpërndarë 536 mijë kopje të Kur’an-it Fisnik falas përfshirë edhe ato të cilët janë shpërndarë në gjuhën turke.
Në kuadër të projektit “Dhurata ime le të jetë Kur’an”, janë shpërndarë në vendet aziatike 23 mijë, në Afrikë 24.500, në Lindjen e Mesme 23 mijë dhe në vendet e tjera 3.250, të shpërndara në gjuhën turke. Rreth 108 mijë kopje nga Kur’an-i Fisnik të përkthyera dhe të botuara, janë shpërndarë në 40 vende të botës.
Në kuadër të këtij projekti rreth 100 mijë libra të Kur’an-it të shkuara në Medine, janë shpërndarë në Siri, Irak, Liban, dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Ndërsa 10 mijë kopje u janë dërguar sirianëve në afërsi të kufirit të Turqisë.
Në bashkëpunim me Gjysmë Hënën e Kuqe Turke dhe AFAD 10 mijë kopje janë dërguar edhe në Gaza bashkë me ndihmat humanitare.
Nga ana tjetër në kuadër të këtij projekti, synohet përkthimi dhe botimi i Kur’an-it në gjuhën spanjolle, gjermane, shqipe dhe në gjuhë të tjera të botës.