Në 10 ditët e fundit neutralizohen 118 terroristë të PKK/YPG-së

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur se brenda 10 ditëve me operacionet e sukseshme në veri të Irakut dhe Sirisë janë neutralizuar 118 ndërsa në 24 orët e fundit 21 terroristë të YPG/PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Forcat e Armatosura heroike të Turqisë (TSK) vazhdojnë luftën kundër terrorizmit me vendosmëri në mënyrë efektive dhe të fuqishme. Me operacionet e sukseshme të ndërmarra në veri të Irakut dhe Sirisë kanë neutralizuar në 24 orët e fundit 21 terroristë të YPG/PKK-së. Në këtë mënyrë brenda 10 ditëve janë neutralizuar gjithsej 118 terroristë të YPG/PKK-së”, thuhet në një deklaratë të bërë nga ministria.

Gjithashtu në deklaratën e ministrisë theksohet se operacionet do të vazhdojnë pa u ngadalësuar deri në neutralizimin e terroristit të fundit.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.